-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dhuna ndaj Sokol Tomës/ PD Lezhë: Të zbardhet ngjarja dhe autorët të përgjigjen para drejtësisë

Kryesoret

Partia Demokratike, Dega Lezhë, ka reaguar pas sulmit të dhunshëm ndaj ish-kreut të saj, Sokol Toma, duke e dënuar aktin dhe duke kërkuar veprime të menjëhershme nga autoritetet për zbardhjen e ngjarjes dhe ndëshkimin e autorëve.

 

Reagimi i plotë i PD, Dega Lezhë:

Partia Demokratike, Dega Lezhë, dënon aktin e rëndë të dhunës të ushtruar ndaj ish-funksionarit të forcës sonë politike, Sokol Toma.

Kjo ngjarje është tronditëse dhe e papranueshme për çdo shoqëri demokratike, ndërsa përbën një tjetër këmbanë alarmi për gjendjen e rëndë të rendit dhe sigurisë publike në Lezhë dhe të gjithë vendin.

I kërkojmë Policisë së Shtetit, Prokurorisë dhe të gjitha organeve ligjzbatuese që të veprojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin e autorëve dhe vënien e tyre përpara drejtësisë. Çdo vonesë, heshtje apo tentativë për të relativizuar raste të tilla vetëm sa rrit mosbesimin e qytetarëve tek institucionet dhe inkurajon klimën e pandëshkueshmërisë.

Partia Demokratike, Dega Lezhë, shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për Sokol Tomën dhe familjen e tij, duke uruar shërim sa më të shpejtë. Lezha dhe gjithë Shqipëria kanë nevojë për rend, siguri, drejtësi dhe institucione që funksionojnë në shërbim të qytetarëve, jo të pushtetit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit