-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nuk ndalet fluksi i shqiptarëve me gomone, Çuçi: E ka fajin vetë Britania

Kryesoret

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pranoi se ka një fluks të shtuar të shqiptarëve që po ikin drejt Britanisë së Madhe. Por ai, tha se Britania e ka pranuar se është faji i legjislacionit të tyre.

Për fluksin drejt Britanisë nuk kemi pasur ndonjëherë marrëdhënie më të ngushtë dhe më të besueshme. Ka një rritje pa diskutim. Ai është një problem i Britanisë. Ata e kanë. Që janë shqiptarë një pjesë e madhe e dimë.

Pse është rritur? Po bëhet një analizë nga britanikët dhe shqiptarët. Ne kemi çuar njerëz atje që merren vetëm me këtë çështje. Ata besojnë se e keqja e legjislacionit që ata kanë. Shumë shqiptarë që po arrijnë në Britani, janë prej kohësh në emigracion në vendet e Europës dhe ikin nga vendet e Europës drejt Britanisë” tha ai.

Për shifrat e totalit të azilit, ministri foli me krenari. “Për azil kërkuesit statistikat janë kokëforta, në 2015 kanë qenë 65935 dhe në 2021, 11305, shiko cfarë ndryshimi, cfarë rënie nga 2015.

Kjo është një cështje shumë dimensionale. Nuk është vetëm për ministrin e Brendshëm. Njerëzit duan të lëviznin të gjejnë një jetë më të mirë. Por shikoni sa janë ulur” tha ai.

Për vettingun, Çuçi nuk pranoi se ka dështuar. “Ta quash të dështuar vettingun është e parakohshme. Kërkon rrugën e saj për të qenë e qëndrueshme dhe afatgjate.

Për këtë qëllim bëmë pezullimin sepse kishte filluar një proces që në gjykimin tonë, por edhe ekspertëve të huaj ishte shtrirë në të gjithë trupën gjë që nuk kishte eficencën e duhur dhe me sugjerimin e Këshillit të Europës ne do ta përqendrojmë vetëm në nivelet menaxheriale dhe strukturat me rrisk të lartë korrupsioni.

Për këtë qëllim kemi sjellë amendimet përkatëse. Duke e zhvendosur te AMP do të jenë e qëndrueshme” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit