-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Partia “Guxo”, propozon emrin e ri për Ministrinë e Shëndetësie në Kosovë

Kryesoret

Menjëherë pasi ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka dhënë dorëheqje kanë ardhur reagimet e para nga partia “Guxo”.

Deputeti Burim Meta përmes një shënimi në Facebook ka kërkuar që kjo pozitë t’i takojë partisë më të re në Kosovë “Guxo”.

“Edhe sa ministra të Shëndetësisë duhet të ndërrohen, që ky pozicion në fund t’i takojë ‘GUXO-s’!?”, ka shkruar Meta.

Partia “Guxo” e cila tashmë ka zgjedhur strukturat drejtuese është pjesë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo parti në ekzekutiv përfaqësohet nga dy ministra, derisa vazhdimisht kanë kërkuar ta drejtojnë edhe dikasterin e Shëndetësisë.

Si emër i mundshëm është përmendur kirurgu Haxhi Avdyli i cili aktualisht është deputet në Kuvendin e Kosovës./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit