Policia e Durrësit ka arrestuar një 65-vejçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Në njoftimin e policisë thuhet se i arrestuari N. I 65 vjeç është banues në lagjen nr.18 në Durrës.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin N. I., 65 vjeç, banues në lagjen nr. 18, Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.