Një sulm me thika ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në Vlorë. Mësohet se tre personat janë konfliktuar pas një sherri banal.
Autori pasi ka plagosur dy personat ka plagosur dhe veten.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 nëntori”. Rrethanat e konfliktit janë ende të paqarta.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton.