-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dalin pamjet e para pas ngjarjes/ Sherri me tre të plagosur rëndë në Vlorë, ja kush është autori që goditi edhe veten me thikë!

Kryesoret

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, në lagjen 28 nëntori, ku një person ka plagosur me thikë dy të tjerë, e më pas edhe veten.

Mësohet se, autori i plagosjes së dy personave në Vlorë, e më pas edhe veten është Mexhit Hyskaj 40 vjeç. Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë janë Kevin Nuredini 23 vjeç dhe Ervis Sejko 35 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur brenda një berberhane në qytetin e Vlorë, ku mësohet se një autori është futur brenda biznesit dhe ka goditur dy punonjësit e tij.

Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, ndërsa policia ka vënë në pranga autorit, ndërsa dy punonjësit e berberhanes janë transportuar në spital.

Sipas njoftimit të Policisë, rreth orës 20:40, në lagjen “Lef Sallata”, pranë shkollës “24 Maji”, dyshohet se shtetasi M. A, si pasojë e një konflikti të çastit, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasit E. S., 35 vjeç dhe K. N., 23 vjeç, të dy banues në Vlorë, të cilët ndodhen në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit