Të paktën 18 persona janë vrarë si pasojë e një sulmi të armatosur në qytetin e Totalapan në Meksikë. Sulmi u ndërmor nga një grup i maskuar dhe armatosur, ndërkohë që motivet mendohet të lidhen me trafikun e drogës.
Mes viktimave është dhe kryetari i Bashkisë, Conrad Mendoza dhe babai i tij, i cili gjithashtu më herët kishte drejtuar bashkinë e qytetit, shkruan BBC.
San Miguel Totolapan është një qytezë e largët në Tierra Caliente, e cila është një nga zonat më me konflikte të Meksikës, për shkak të bandave të shumta të trafikut të drogës.
Partia dënuan vrasjen e tij duke e cilësuar “frikacake” dhe kërkun drejtësi. Për sulmin është fajësuar banda kriminale Los Tequileros, e cila është e lidhur me një kartel të fuqishëm droge.