-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vuçiç do të takohet me Macronin e Scholzin, në vëmendje dialogu Kosovë-Serbi

Kryesoret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sot në Pragë do të ketë një takim trepalësh me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

Temë do të jetë ndër të tjera edhe Kosova.

Në takim do të diskutohet edhe integrimi evropian, si dhe sanksionet kundër Rusisë dhe pozicionimit strategjik të Serbisë në lidhje me luftën në Ukrainë, shkruan Tanjug.

Tutje, bëhet e ditur se në Samitin e Pragës, do të diskutohet për iniciativën për krijimin e një bashkësie politike evropiane si platformë për dialog ndërmjet anëtarëve ekzistues të Bashkimit Evropian dhe atyre vendeve që aspirojnë për të.

Dialogu Kosovë-Serbi

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian do të duhej të përfundonte me sukses tash e një kohë.

Kur ka nisur mandatin Mirosllav Lajçak, i dërguari i posaçëm i BE-së për këtë dialog më 2020, ai ka thënë me besim të plotë se synon të arrijë marrëveshje përfundimtare brenda muajve, jo viteve.

Ai me raste ka qenë edhe më optimist, duke thënë se palët duhet të ulen për të biseduar së bashku për një javë dhe të merren vesh për të gjitha hollësitë.

Megjithatë ja ku jemi. Bisedimet kanë shënuar pak përparim më 2021.

Kjo për fajin e një dështimi të jashtëzakonshëm të Bashkimit Evropian që nuk ka arritur ta menaxhojë këtë situatë.

Ballkani Perëndimor është, si në aspektin politik, ashtu edhe në atë gjeografik, në oborr të bllokut evropian, dhe ndonëse tani janë krijuar kushtet për marrëveshje, BE-ja nuk e ka fuqinë që të arrijë diçka të tillë kryesisht për shkak të çështjeve të brendshme.

Dhe në këtë gjë as mos dyshoni. Palët janë në qiellin e njëjtë politik tani për tani. Si në Prishtinë, kryeministri, Albin Kurti ashtu edhe në Beograd, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tani janë liderë të pakontestueshëm.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit