Tre ditë më parë Presidenti Bajram Begaj konsultimet për zgjedhjet lokale i hapi duke pritur në takim deputetin e PD-së, Oerd Bylykbashi, që është rreshtuar me Sali Berishën.
Ky ishte veprimi i parë institucional pas vendimit të gjykatës për njohjen e PD-së së drejtuar nga Sali Berisha.
Kryetari i PD-së, Berisha tha se Bylykbashi është kontaktuar për të shkuar me ftesë të Presidentit.
“Jo një por dy zyrtarë të lartë të presidencës, njëri shef kabineti, i kanë telefonuar Bylykbashit për t’i komunikuar kërkesën e Presidentit për takim duke i komunikuar se bëhet fjalë për zgjedhjet lokale.
Cdo variant tjetër është gënjeshtër. Cdo përpjekje e Edi Ramës për të parandaluar fitoren e opozitës e rikthimin e saj në pushtet do dështojë në mënyrën më të plotë” tha Berisha.