Çmimet e pasurive të paluajtshme në Tokio, janë aq të larta sa apartamentet e vogla të japonezëve janë bërë të famshëm në mbarë botën.
Zhvilluesi i pronave Spilytus ka operuar këto hapësira të vogla prej 9 metrash katrorë që nga viti 2015 dhe tani ka më shumë se 1,500 qiramarrës në 100 ndërtesat e tij.
Dhomat janë 3.5 metra të larta dhe kanë një papafingo për shtratin. Apartamentet janë elegant, me dysheme dhe mure të bardha.
Një nga avantazhet e tyre kryesore është se ato ndodhen në pjesë të mira të Tokios qendrore, pranë dyqaneve dhe restoranteve të shtrenjta, ku qiratë janë përgjithësisht të larta.