-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama i çon sinjal NATO-s dhe Brukselit nga Armenia

Kryesoret

Kryeministri Rama mbërriti këtë mëngjes në vendin ku do të mbahen punimet Samitit të 8-të të Komunitetit Politik Europian, (Karen Demirchyan Complex) në Jerevan, Armeni, me pjesëmarrjen e 48 kryetarëve të shteteve dhe qeverive nga i gjithë kontinenti, si dhe për herë të parë me pjesëmarrjen e një  vendi jo europian, Kanadasë.

Pyetje: Cila është përparësia e Europës për negociatat me BE-në?

Kryeministri Rama: Është një tjetër samit, Samiti i Komunitetit Politik Europian dhe një tjetër mundësi për të ndarë ambiciet dhe shqetësimet tona të përbashkëta. Ndërkohë, është një tjetër shans i madh për të parë se sa mund të bëjmë së bashku dhe sa e rëndësishme është te ecet përpara me bashkimin e Europës.

Duhet të shohim se çfarë qëndron realisht pas dhe ndërkohë është e qartë, që kështu siç janë gjërat, NATO-ja duhet të mbështetet më shumë në pjesën europiane

Pyetje: Çfarë mund t’ju ofrojë Unioni vendeve që duan të anëtarësohen?

Kryeministri Rama: Nuk ka të bëjë me ofrimin e diçkaje për dy apo më shumë vende, por ka të bëjë me të menduarit e të vepruarit shpejt, sepse ka të bëjë me vetë Europën, me vetë Bashkimin Europian.

Një Bashkim Europian që nuk është i plotë, është më i dobët dhe është më i cenueshëm sesa një Bashkim Europian i cili është i plotë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit