Mbrëmjen e djeshme RENEA dhe FNSH kanë blinduar qytetin e Shijakut dhe rrethinat. Nga policia zyrtarisht nuk ka asnjë informacion.
Paraprakisht mësohet se në shënjestër kanë qenë kërkimet për personat që dolën nga dosja “Porositësi” dhe dëshmive të dy vëllezërve Gentian dhe Indrit Beqiraj.
Por në fakt kërkimet kishin qëllim edhe personat e dyshuar që mund të lidhen me zhdukjen e Ervis Martinajt.
Aksioni ishte iniciuar nga Tirana dhe policia e Durrësit u shmang. Arsyeja?
Frika nga dekonspirimi që elementë të caktuar në policinë e Durrësit mund të njoftonin personat në shënjestër.