-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Komiteti i Helsinkit reagon pas vendimit të Gjykatës për mbylljen e ‘Mehmet Akif’: S’u morën parasysh argumentet!

Kryesoret

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngriti pikëpyetje mbi vendimin e sotëm të Gjykatës së Tiranës. Kjo e fundit rrëzoi kërkesën e kolegjit ‘Mehmet Akif’ për pezullimin e vendimit të qeverisë për mbylljen e tij.

Sipas KSHH, Gjykata rrëzoi kërkesën “pa arsyetuar shkaqet që justifikonin zbatimin e kuadrit ligjor”.

Përfaqësuesit e Komitetit Shqiptar të Helsinkit monitoruan dy seancat e zhvilluara në Gjykatën Administrative për këtë çështje.

Gjykata nuk mori parasysh argumentet e Kolegjit sipas të cilit, vendimi kishte qenë një masë ekstreme. Kjo, sipas avokati mbrojtës, pasi shkeljet e problematikat e konstatuara kishin qenë të një natyre të vogël.

Ekspertët e Komitetit shqiptar të Helsinkit nga ana e tyre thanë se: “hetimi gjyqësor ishte i kufizuar dhe nuk u thellua në mënyrë substanciale në sqarimin e çdo momenti procedural mbi dokumentacionin e paraqitur nga palët, me vlerën e provës”.

Ata shpjeguan gjithashtu se: “në funksion të një hetimi gjyqësor të plotë, të gjithëanshëm dhe objektiv, gjykata nuk e shqyrtoi të nevojshme që, në kuptim të dëmit të rëndë dhe të pariparueshëm të referuar, të hetonte dëmin që mund t’i shkaktohet nxënësve të Kolegjit, për të vlerësuar cënimin e interesit më të lartë të fëmijëve (nxënësve) nga mbyllja e Kolegjit Mehmet Akif”./VOA

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit