-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Nafta 245 lekë/litër, ‘shpërthen’ Blushi: Zhvatje, asgjë tjetër! Rama po fut duart në xhepat tuaj

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me çmimin e ri të vendosur nga Bordi i Transparencës për karburantin.

Teksa çmimi i naftës u rrit me 245 lekë/litër, Blushi thekson se Shqipëria, vendi më i varfër i kontinentit, ka aktualisht çmimin më të shtrenjtë krahasuar me pesë shtetet që kanë pagën minimale më të lartë në të gjithë Europën.

‘Bordi Hajdut vendosi të rritë përsëri çmimin e naftës në 245 lekë/litër. Shqipëria, vendi më i varfër i kontinentit, ka aktualisht çmimin më të shtrenjtë krahasuar me pesë shtetet që kanë pagën minimale më të lartë në të gjithë Europën. Kjo është zhvatje, asgjë tjetër! Sa herë të ndaleni në çdo pikë karburanti, aty ju pret Edi Rama me të gjithë oligarkët e tij të naftës, që futin duart në xhepin tuaj për t’ju vjedhur pa mëshirë!’, shprehet ndër të tjera Tedi Blushi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit