I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçkak, ka deklaruar se Ballkani Perëndimor duhet sa më shpejt të integrohet në BE, sepse siç ka alarmuar ai “nuk dihet deri kur do të jetë stabil”.
“Lufta në Ukrainë në fakt ndryshoi shumë gjëra, rregullat, arkitekturën botërore, solli me vete shumë gjëra të këqija, por ka një gjë të mirë. Pati një zgjim nga BE-ja mes atyre që e konsideronin më parë Ballaknin Perëndimor si një zonë paqësore dhe që mund të presë”, ka theksuar Lajçak, gjatë fjalimit në forumin e NATO-s “To Be Secure (2BS)”.
Diplomati sllovak ka folur edhe për frikën se nisma e re e Komunitetit Politik Evropian mund ta shtyjë procesin e anëtarësimit të rajonit në BE.
“Evropa nuk po i kthen shpinën Ballkanit Perëndimor, por fakti që ne po zgjerohemi në lindje nuk do të thotë se do të ketë një ndikim negativ në Ballkanin Perëndimor”.
“Nuk duhet të kemi frikë nga Komuniteti Kolitik Kvropian sepse procesi i zgjerimit është këtu dhe askush nuk ka menduar ta zëvendësojë atë proces me diçka tjetër”, shtoi tutje ai.