-sidi education-spot_img
25.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Nuk ishit të ftuar”, libri i ri nxjerr zbuluar anën e errët të Princ Harryt

Kryesoret

Shpesh familja mbretërore është demaskuar nga libra dhe dokumentarë të ndryshëm që nxjerrin zbuluar anët që publiku nuk i njeh.

Në librin e tij të titulluar “Fuqia e fshehur prapa kurorës” Valentine Low ka ekspozuar Princ Harry-n në veçanti.

Ai ka treguar për kohën kur shoqëroi Harry-n dhe Meghan Markle në vizitat e tyre në Australi, Zelandë të Re, Fixhi dhe Tongë.

Low ishte shumë i afërt me Dukën dhe Dukeshën e Sussex-it gjatë turneut të tyre, i ndoqi ata nëpër vendet që vizituan dhe prezantoi me ta edhe disa anëtarë të shtypit para se të hypnin në avionin e tyre.

Shkrimtari ndër të tjera tregoi se Princ Harry ishte shumë i vrazhdët dhe i pasjellëshëm me gazetarët.

“Faleminderit që erdhët”, i tha ai shtypit të mbledhur, “edhe pse nuk ishit të ftuar”.

“Edhe për një njeri që ka një mosbesim të thellë ndaj shtypit, kjo ishte një sjellje aspak korrekte,”-u shpreh Low.

Valentine tregoi gjithashtu se edhe stafi i Harry-t i kishte bërë vërejtje dhe përgjigjja e tij sërish kishte qenë po aq e vrazhdët.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit