New York Times në një artikull të fundit të publikuar shkruan se një familje e pasur siriane mund të bëhet pjesë e grupit të dhëndrit të Trump dhe vajzës së tij Ivanka për investimin në ishullin e Sazanit. Gjithçka ka nisur nga kjo familje me lobimin në SHBA për heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë.
“Mohamad Al-Khayyat, një biznesmen i fuqishëm me origjinë siriane paraqiti propozimet e tij para një kongresmeni për investimet në brigjet e Sirisë që sapo kishte dalë nga lufta. Dy vëllezërit e tij po negocionin një partneritet edhe më të madh me Ivanka Trump, vajzën e madhe të presidentit dhe bashkëshortin e saj Jared Kushner për të ndihmuar me financimin e një resorti miliarda dollarësh në Shqipëri. Tani ai synonte të ndërtonte një resort miliarda dollarësh në një ishull pranë bregdetit shqiptar” shkruan NYT.
Më tej gazeta shkruan se në Shqipëri, projekti gjigant bregdetar i Jared Kushner dhe Ivanka Trump po ecën me ritme të shpejta. “Ivanka Trump udhëtoi atje në janar për t’u takuar me Ramez Al-Khayyat në një mbledhje me arkitektë dhe drejtues të tjerë, për të diskutuar dizajnet e mundshme. Në takim mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama” thuhet në shkrim.
“Po investojmë në holding për t’u siguruar që ka kapital të mjaftueshëm”, tha Ramez Al-Khayyat. “Pra, është një sipërmarrje e përbashkët midis dy kompanive dhe në fakt po e menaxhojmë atë së bashku”. Një zëdhënës i zotit Kushner nuk pranoi të komentojë.









