Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka denoncuar dhënien me koncesion të Pallatit të Brigadave.
Sipas Zhupës parashikohet që në ambiente e pallatit, në këtë zonë të mbrojtur, të ndërtohet një hotel akomodues, siç thotë plani, për delegacione të huaja apo për personalitete shqiptare. Të ndërtohet restorant, siç thotë plani, të ndërtohet një parking për vizitorët, të ndërtohen mjedise çlodhëse për vizitorët.
“Qeveria nuk e ka pranuar dhe e ka lënë në harresë këtë projekt që qeveria italiane i ka ofruar dhe e ka lënë të degradonte në këto 9 vite gjendja e Pallatit të Brigadave me arsyetimin që ashtu siç bënë me teatrin, për pak lagështi, të arsyetojnë që këtu duhet dhënë me koncension dhe PPP. Kjo është rruga që këta po zgjedhin për menaxhimin e trashëgimisë sonë kulturore,” tha ajo.
Ajo ka shtuar se Pallatin e Brigadave nëse nuk ndërhyhet do e presë i njëjti “fat” si ai i Butrintit.