Prej gati dy muajsh Ervis Martinaj është zhdukur pa gjurmë. Ende nuk ka asnjë njoftim nga policia nëse “mbreti” i basteve është gjallë apo ka vdekur. Dje ai mbushi 40-vjeç.
Njëra prej vajzave të njohura të ekranit postoi një foto në rrjetet sociale me një mbishkrim. “Gëzuar ditëlindjen, Zoti të bekoftë dhe të dërgoj lutjet e mia çdo natë” shkruhet sipër fotos ku Martinaj shfaqet duke u puthur me ish-miss Shqipërinë.
Fotoja që po bën xhiron e rrjeteve sociale dyshohet se u realizua kohë më parë. Mbrëmë RENEA zhvilloi një aksion blic në Shijak, ku mes të kërkuarve ishin edhe gjurmët e 40-vjeçarit.