Zbardhet plagosja e trefishtë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Vlorë.
Policia thotë se Mexhit Arapi 40 vjeç ka pasur një konflikt për motive të dobëta me pronarin e berberhanes, njëkohësisht dhe personin që punonte aty Ervis Sejko 35 vjeç.
Pasi kanë debatuar fillimisht, janë sharë dhe kërcënuar. Mexhit Arapi është larguar ka shkuar në banesë dhe ka marrë thikën dhe është rikthyer në berberhane.
Ai ka plagosur fillimisht me thikë Ervis Sejkon. Në konflikt u përfshi edhe Kevin Nuredini 23 vjeç për të mbrojtur Sejkon. Por edhe ai është plagosur me thikë.
Pas plagosjeve, autori tentoi të largohet, por i lënduar nga goditjet nuk ka mundur dhe është arrestuar.
Të tre të plagosurit, autori dhe dy të tjerët që qëlloi me thikë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në spital kanë dhënë dëshminë e tyre të tre personat teksa janë pyetur dhe disa dëshmitarë okularë të ngjarjes.