-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë/ Projekt-Rezolutë në Kongresin Amerikan

Kryesoret

Në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan u paraqit një projekt-rezolutë, ku dënohen sulmet kibernetike të Iranit ndaj Shqipërisë.

Projekt-rezoluta kërkon vazhdimin e mbajtjes para përgjegjësisë për ata që organizuan sulmet.

Po ashtu bën thirrje për forcimin e mbrojtjes kibernetike të Shqipërisë.

“Është thelbësore që të dënojmë sulmin e shumëfishtë kibernetik iranian ndaj Shqipërisë. Irani u përpoq të minonte Shqipërinë kur ndërmori akte të rrezikshme kibernetike. Irani është një regjim i rrezikshëm që do të vazhdojë përpjekjet për të minuar e shkatërruar Shqipërinë nëse nuk frenohet”, tha ligjvënësi Torres.

Projekt-rezoluta inkurajon bashkërendimin e vazhdueshëm të SHBA me Shqipërinë për t’u siguruar që mekanizmat e saj për sigurinë kibernetike të jenë të afta për t’u mbrojtur kundër ndërhyrjeve dhe sulmeve të ardhshme të mundshme kibernetike.

Përveç Torres projekt-rezoluta ka si autorë tre bashkëkryetarët e tjerë të Grupit të Kongresit për Çështjet Shqiptare, ligjvënësi tjetër demokrat, Jim Himes dhe republikanët, Lisa McClain dhe Robert Aderholt.

Më 7 shtator, Shqipëria akuzoi Iranin si autor të sulmit masiv kibernetik. Ky sulm goditi më 15 korrik sistemet e teknologjisë së informacionit të qeverisë. Kjo bëri që të paralizohej për disa ditë të gjithë shërbimet online.

Kryeministri Rama njoftoi ndërprerjen “me efekt të menjëhershëm”, të marrëdhënieve diplomatike me këtë shtet. Po atë ditë, SHBA dënuan sulmin dhe thanë se kishin arritur në përfundimin se pas tij qëndronte Irani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit