-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tunxhi çon në dyert e drejtësisë ish-drejtorin dhe zyrtarët e uzinës së Poliçanit

Kryesoret

Gjashtë ish-punonjës të administratës së Kombinatit Mekanik në Poliçan (Uzinës së Armëve), mes tyre edhe drejtori i këtij Kombinati janë nën hetim nga Prokuroria e Rrethit të Beratit.

Sektori i Krimit Ekonomik i akuzon në lidhje me zhdukjen e rreth 50 ton lënde të parë “tunxh” nga Kombinati Mekanik i Poliçanit. Drejtori i Kombinatit Mekanik Poliçan, Shefja e Financës, Sekretarja, Dispeçeri dhe dy magazinierët akuzohen se e kanë shitur lëndën e parë, duke përfituar shuma të mëdha lekësh.

Shitja e shpejtë e rreth 50 ton tunxh dyshohet se është kryer nëpërmjet uljes së çmimit real të vlerës së tij. Nga hetimet e kryera nga Inspektorët e Krimit Ekonomik në DVP Berat dyshohet se vjedhja dhe shitja e lëndës së parë të Kombinatit Mekanik në Poliçan është kryer gjatë viteve 2017-2020 dhe paratë e shitjes i kanë përfituar punonjësit e administratës.

E gjithë kjo vjedhje është vënë re pas mbylljes së Kombinatit në 31.12.2020 dhe menjëherë ka nisur edhe hetimi mbi zhdukjen e të gjithë lëndës së parë të Kombinatit, që nga ana e ish/drejtuesve të administratës së tij pretendohet se është vjedhur pa dijeninë e tyre.

Kombinati Mekanik në Poliçan është mbyllur në 31.12.2020 dhe 130 punonjës të tij nuk kanë marrë ende edhe sot pagat e punës së kryer për periudhën 2016-2020,me pretendimin se nuk ka pasur asnjë shitje.

Ata shpeshherë kanë protestuar në dyert e këtij Kombinati dhe prej vitesh janë duke  u dergjur në dyert e Gjykatave për t’i përfituar këto para. Kombinati ka funksionuar me vetëfinancim dhe varej drejtpërdrejt nga Ministria e Mbrojtjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit