-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U rrëmbye dhe më pas u vra, policia: Kërkoi azil, u kërcënua se ishte homoseksual

Kryesoret

Policia palestineze ka arrestuar një të dyshuar për vrasjen e një 25-vjeçari pasi trupi i tij u gjet i prerë në Bregun Perëndimor.

Grupet LGBTQ në Izrael, ku Ahmad Abu Marhia po kërkonte azil, thonë se ai kishte marrë kërcënime sepse ishte homoseksual.

Video e skenës së vrasjes në Hebron është përhapur gjerësisht në rrjetet sociale duke ngritur spekulime për motivin, por policia thotë se asgjë nuk është konfirmuar.

Tani për tani është e paqartë se si Abu Marhia përfundoi në qytet.

Grupet LGBTQ thonë se ai kishte kaluar dy vjet në Izrael duke pritur një kërkesë për azil për të ikur jashtë vendit pasi kishte marrë kërcënime me vdekje nga brenda komunitetit të tij.

Mediat izraelite citojnë miqtë e viktimës të kenë thënë se ai ishte rrëmbyer në Bregun Perëndimor.

Familja e tij, megjithatë, tha se ai vizitonte rregullisht Hebronin për t’i parë dhe për të punuar. Ata i përshkruan pretendimet për motivin si thashetheme.

Homoseksualiteti refuzohet brenda pjesëve më konservatore nga pikëpamja sociale dhe fetare si në shoqëritë palestineze ashtu edhe ato izraelite. Raportet sugjerojnë se ai ishte larguar nga shtëpia e tij me një leje humanitare, ndërsa shpresonte të shkonte në Kanada.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit