-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ukraina po çliron veriun, Moska ndryshon komandantin

Kryesoret

Teksa Ukraina po vazhdon të çlirojë vendbanime, në pjesën veriore të vendit, që ishin të pushtuara nga trupat ruse, Moska raportohet se ka zëvendësuar një tjetër komandant të forcave të saj të armatosura.

Kreu i rajonit të Dagestanit në Kaukazin Verior, Sergei Melikov, shkroi në Telegram më 7 tetor se gjenerallejtënant Rustam Muradov është emëruar komandant i Qarkut Lindor të Ushtrisë.

Ky qark ka selinë në Lindjen e Largët të Rusisë, por shumica e personelit aktualisht po marrin pjesë në pushtimin e paprovokuar rus të Ukrainës.

Muradov, i cili është në mesin e zyrtarëve rusë që janë subjekt i sanksioneve perëndimore, ka udhëhequr trupat në rajonet lindore ukrainase të Luhanskut dhe Donjeckut, pjesë të të cilave kanë qenë nën kontrollin e separatistëve pro-rusë që prej vitit 2014. Ai po ashtu ka qenë komandant i paqeruajtësve rusë në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut në Azerbajxhan.

Agjencia e lajmeve RBK, duke cituar burime të afërta me ushtrinë ruse, raportoi më 7 tetor se Muradov ka zëvendësuar gjeneralkolonelin, Aleksandr Chaiko. Por, kjo agjenci nuk dha detaje të tjera./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit