Gjyqtarja e Tiranës, Ariana Caco është shkarkuar ditën e sotme nga vettingu. KPK e shkarkoi Cacon për problemet me pasurinë.
KPK konstaton pamundësi financiare për ndërtimin e shtesave në secilën prej këtyre banesave, ajo bashkëngjitur apartamentit në Tiranë me sipërfaqe 68 m2 dhe 70 m2 në Vlorë.
Nisur nga mungesa e dokumentacionit për këto dy investime, Komisioni i ka përllogaritur shpenzimet sipas referencave të Entit Kombëtar të Banesave, EKB, nga kanë rezultuar vlera që nuk janë mbuluar nga të ardhurat e subjektit dhe të personave të lidhur.
Për këtë arsye e ka shkarkuar. Caco ka qenë pjesë e trupit gjykues së procesit të 21 Janarit.