Ish-kryeministri Sali Berisha ishte sot në Memaliaj. Ai zhvilloi një takim dhe dëgjoi hallet dhe problemet e qytetarëve. Gjatë diskutimeve, liderin e së djathtës e shtangu një socialist. Ai tha se quhet Agim Kaçi dhe se ishte socialist i vjetër. Qytetari tregoi problemet dhe nuk i kurseu akuzat për Edi Ramën, por as mallkimet për Fatos Nanon, që solli kryeministrin e sotëm në PS.
“Jam socialist 24 karat, socialist dhe jo hajdut. Na u bë peshqesh. Ai gati në të vdekur është…Fatos Nano, që mbase i del shpirti. Ishte mirë atje ku ishte. Punonte jashtëzakonisht mirë atje nga kanalet.
Se nga na erdhi, na u bë peshqesh. Jetojmë keq. Këtu rinia mbahet nga pensionistët. Vjen djali dhe më thotë “më jep një mijë lekë o baba se do pi një kafe”. Vetë me ilaçe, gruaja me ilaçe, mjerimi i tejskajshëm. Po zotëria jote të merret me Elisën dhe Taulantin më turp nuk ka. Hapu dhe të shikojmë. Rrojmë keq.
Bashkia është përtokë. Ka mbledhur ca gra, lart poshtë, 30-40 gra pa asnjë lloj pune. “Ke bërë gabim që ke mbajtur gjarpërinjtë, mos i thuaj Alibeaj atij, por Alibujku. Thonë që Berisha është burrë i lig. Kush të pruri në 2005 në pushtet, të solli populli. PD-në vetëm ti e sjell PD-në në pushtet” tha ai.