Një 20-vjeçar u arrestua në Gjirokastër pasi u kap duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm me destinacion kalimin nga Shqipëria drejt BE-së.
I arrestuari është Franko Ramazani 20 vjeç, banues në Peqin. Ai u kap në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Luzat”, duke transportuar me automjetin tip “Benz”, 10 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt shumës 300 euro për person.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 2 aparate celulare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.