-sidi education-spot_img
27.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritja e çmimit të naftës, Vasili: Koha nuk pret, ngrihuni në protestë

Kryesoret

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili u kërkoi qytetarëve që të ngrihen në protestë kundër qeverisë pas rritjes së çmimit të karburantit.

“Bordi i Hajdutëve e rrit çmimin në plot 245 lekë apo 2450 lekë të vjetra për litër duke e rritur brenda një dite 20 lekë.

Në të njëjtin moment që në Shqipëri qytetarët përballen me këtë situatë kaq të rëndë, në Maqedoni nafta shitet 600 lekë më pak, pra 1850 lekë, ndërsa në Kosovë 1950 lekë, pra 500 lekë më pak dhe 1970 lekë në Malin e Zi.

Reagimi qytetar është e vetmja zgjidhje përballë kësaj vjedhjeje që nuk ndalet për të vënë në vend të drejtat e qytetarëve të cilët kanë të gjithë të drejtën kushtetuese të mbështeten dhe jo të vazhdojnë të zhvaten nga qeveria e tyre.

Reagimi qytetar është e vetmja përgjigje ndaj mafioze që grabisin në mënyrë të pacipë dhe që po rrënojnë  jo vetëm ekonominë familjarëve të qytetarëve por edhe të gjithë ekonominë e vendit. 

Është shumë e qartë që reagimi qytetar mund të shpëtojë vendin nga kolapsi dhe gremina ekonomike që po ndodh sepse rritja çmimeve ka ulur dukshëm konsumin dhe ka sjellë dhe po sjell edhe falimentimin në mase të biznesit të vogël dhe të mesëm.

Ndaj koha nuk pret, e duhet reaguar sa më parë për të ndalur përfundimisht shkatërrimin e vendit, shpopullimin e tij dhe zhbërjen e Shqipërisë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit