Mbrëmjen e djeshme ka nisur programi “Dancing With the Stars”, i cili do të moderohet nga Bora Zemani, e cila në fillim të spektaklit i ka dhuruar publikuar një performancën yjesh.
Por përveç komplimenteve dhe komenteve pozitivë nga publiku, peroformanca është shoqëruar edhe me shumë kritika, pasi është krahasuar me performancën që mbajti Luana Vjollca në “Shiko kush luan”. Sigurisht, Luanës, e cila tashmë është pjesë e TV Klan, nuk i ka shpëtuar ky moment dhe ka hedhur një thumb në Instagram.
Ajo ka shpërndarë një video nga performanca e saj ku vihet re gjithashtu dhe ngjashmëri në veshje. Ndonëse nuk ka shkruar asgjë krahas videos, ka mjaftuar kaq që të gjithë ta marrin këtë veprim si një thumb ndaj Zemanit.