-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Marrëveshja me Kosovën, Vuçiç: Bëmë gabim që ja lamë BE-së në dorë

Kryesoret

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç iu drejtua popullit nga Pallati i Serbisë për më shumë se një orë duke shpjeguar një më një të gjithë planin për dimrin që po vjen.

Ai sot foli për hapat që do të ndërmarrë shteti në lidhje me të gjitha çështjet e rëndësishme politike dhe ekonomike, si dhe se çfarë politike do të ndiqte Serbia gjatë ditëve në vijim.

Duke u ndalur tek Kosova, Shqipëria, Rusia dhe presionit që po merr nga perëndimi. Por të gjithën e nisi me marrëveshjen e reciprocitetit që pritet të finalizohet më 1 nëntor.

“Serbët e dëgjuan aq shumë zërin melodioz të Albin Kurtit, kështu që u 9 nga gjithsej 9000. Kaq besim kishin. A do të bëjnë serbët diçka? Nuk e di. Dhe çfarëdo që të ndodhë, miqtë do të jenë me ta. Presionet do të shtohen.

Mendoj se do të ketë shumë më tepër shkatërrime dhe shumë të tjerë të vdekur, gjë që do të na vërë në një situatë edhe më të vështirë, veçanërisht çështja e Kosovës,“-tha Vuçiç.

Mirëpo nuk u ndal me kaq për shpjegimin dhe vazhdoi të fliste lidhur me çështjen duke e ndarë në tri pika të rëndësishme. 

“Dua t’ju informoj se pozicioni ynë po bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar. Vendet perëndimore do të përpiqen ta zgjidhin problemin me hyrjen e Kosovës në OKB. Arsyeja e dytë është, pa asnjë dyshim, për t’ia hequr Putinit nga duart argumentin e Kosovës.

Sot kemi në tryezë një propozim nga dy fuqitë më të mëdha evropiane, Gjermania dhe Franca. Gabimi ynë më i madh ishte që pranuam që BE-ja të fillojë të menaxhojë zgjidhjen e statusit të Kosovës“, shtoi ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit