-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rritja e naftës, Meta: Qeveria vjedh dhe grabit me taksat e larta

Kryesoret

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, me anë të një statusi në facebook ka thënë se Shqipëria është një ndër vendet që tregton naftën me çmim tejet të lartë.

Sipas Metës, kjo vjen sepse qeveria vjedh dhe grabit me taksat e larta, duke rënduar dhe varfëruar buxhetet familjare.

“Në vend që të lehtësonte barrën fiskale, ashtu siç bënë vendet e rajonit dhe të Europës, Qeveria krijoi Bordin, vendimet e të cilit nuk bëjnë gjë tjetër veçse e klasifikojnë Shqipërinë ndër vendet e para në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës. Heqja e taksave në çmimin e naftës në këtë situatë krize globale është një shqetësim real i qytetarëve, për të cilin Partia e Lirisë ka depozituar në Kuvendin e Shqipërisë projektligjin për heqjen e taksës së karbonit dhe qarkullimit që do të lehtësonte ndjeshëm çmimin e naftës”, shkruan Meta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit