Së fundmi është diskutuar gjatë se Dhurata Dora dhe Elvana Gjata do të merrnin pjesë në Festivalin e Këngës, por kjo e fundit me anë të një postimi në Instagram, ka sqaruar se nuk do të marrë pjesë në Festivalin e Këngës.
“Nuk konkurroj këtë vit për Eurovision”, ka shkruar këngëtarja në Instastory. Ishte faqja “Eurovision Kosovo” që shkroi Elvana.
Dyshimet u shtuan pasi menaxheri i Dhuratës, Ilir Balija i bëri “like” këtij postimi, veprim që u mor si një konfirmim për duetin e tyre. Kujtojmë që Elvana mori pjesë në edicionin e 58-të të Festivalit të Këngës, vit që u shoqërua me polemika pasi ajo u rendit në vendin e dytë pas Arilena Arës.