Në Frankfurt, po hidhet shorti për kualifikueset e “Euro2024”, Shqipëria po njeh rivalët e saj në këtë rrugëtim. Kuqezinjtë bëjnë pjesë në vazon e tretë së bashku me përfaqësuese si Ukraina, Suedia, Islanda, Norvegjia, Rumania, Mali i Zi, Irlanda, Norvegjia, Armenia.
GRUPI A – Spanjë, Skoci, Norvegji
GRUPI B – Holandë, Francë, Irlandë
GRUPI C – Itali, Angli, Ukrainë
GRUPI D – Kroaci, Uells, Armenia
GRUPI E – Poloni, Republika Çeke, Shqipëri, Ishujt Faroe
GRUPI F – Belgjikë, Austri
GRUPI G – Hungari, Serbi
GRUPI H – Danimarkë, Finlandë
GRUPI I – Zvicër, Izrael
GRUPI J – Portugali, Bosnjë Hercegovinë.
Shqipëria është e vendosur në Vazon 3, së bashku me Ukrainën, Suedinë, Islandën, Norvegjinë, Rumaninë, Malin e Zi, Irlandën, Norvegjinë dhe Armeninë, që do të thotë se nuk mund të shortohet në të njëjtin grup me këto përfaqësuese. Por ekziston mundësia që kuqezinjtë të bien në të njëjtin grup me dardanët, që janë të vendosur në Vazon 4. Kosova shmang përfshirjen në të njëjtin grup me skuadra të tilla si: Gjeorgjia, Greqia, Kazakistani, Turqia, Maqedonia e Veriut, Bullgaria, Ishujt Faroe, Azerbajxhani, Luksemburgu.