-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbështetje financiare për t’u ngrohur në dimër/ Qeveria ju tregon si të aplikoni dhe cilat janë kriteret teknike që duhet të ndiqni

Kryesoret

Ministria e Ekonomisë prezantoi një plan për mbështetjen financiare të qytetarëve për blerjen pajisjeve për ngrohje që shpenzojnë më pak energji.

Janë disa lloje të pajisjeve që Qeveria do t’i subvencionojë. Këtu përfshihen: kaldajat me biomasë, pompat termike, kondicionerët efiçientë dhe stufat individuale efiçente me biomasë.

Aplikimi bëhet përmes platformës “ekosova”, në seksionin “Grante dhe Subvencione”. Në total, Ministria e Ekonomisë e Kosovës ka ndarë 6 milionë euro për këtë thirrje.

Synohet që të mbështeten 100 mijë familje në blerjen e pajisjeve. Këto pajisje ulin për gati 70% konsumin e energjisë për ngrohje.

Si bëhet aplikimi dhe cilat janë kriteret teknike?

Të drejtë aplikimi për mbështetje në blerjen e pompës termike kanë të gjithë qytetarët që ngrohin shtëpitë e tyre me energji elektrike.

Personi që aplikon duhet të dëshmojë se të paktën në njërin prej muajve në mes të periudhës dhjetor 2021 – shkurt 2022 ka shpenzuar mbi 800 kilovat energji elektrike.

Nëse qytetari ka kursyer energjinë elektrike dhe nuk ka tejkaluar këtë shifër, atëherë sistemi ia refuzon aplikimin.

Shtëpia duhet të jetë e izoluar, të ketë dyer dhe dritare të plastikës apo aluminit. Po ashtu duhet ta ketë të instaluar sistemin e ngrohjes qendrore.

Pajisjet që janë të shënuara me simbolet “A++” hyjnë në kategorinë e pajisjeve që konsumojnë më pak energji për të prodhuar nxehtësi.

Koeficienti i performancës së pompës termike duhet të jetë 4.2 ose më i lartë. Ndërkohë që koeficienti i performancës sezonale kërkohet të jetë 3.2 ose më i lartë./REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit