Unai Arruabarrena, futbollisti i klubit spanjoll ka ndërruar jetë ditën e djeshme në shtëpinë e tij.
22-vjeçari është gjendur i vdekur dje në banesën e tij pasi dyshohet të ketë pësuar arrest kardiak. Për këtë ngjarje të trishtë ka reaguar dhe klubi i futbollit Real Sociedad.
Arruabarrena ishte mbrojtësi i skuadrës Real Socieddad.
“Real Sociedad dëshiron të shprehë dhimbjen dhe pikëllimin e saj për vdekjen e Unai Arruabarrena. I riu nga San Sebastiani ishte pjesë e klubit të Socidead. Dëshirojmë të përcjellim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe miqtë e Unai Arruabarrena”, shkruhet në reagimin e klubit spanjoll.