-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Këngëtarja e njohur shqiptare marton djalin, mes të ftuarve VIP edhe Haradinaj e Basha me bashkëshortet/ Dalin FOTOT

Kryesoret

Këngëtarja e njohur Shkurte Fejza ka martuar djalin e saj Arbërin, teksa nuk kanë munguar të ftuarit VIP. Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili është i njohur për pjesëmarrjen e tij të shumtë nëpër dasmat kosovare, ka qenë pjesë e gëzimit të familjes së këngëtares Shkurte Fejza.

Në fotot e publikuara shihet se Haradinaj ndodhet në të njëjtën tryezë me ish-kreun e PD-së Lulzim Basha. Në dasmë kanë qenë të ftuar dhe kolegë të këngëtares dhe personalitete të tjera.

Haradinaj ka shpërndarë fotografi nga dasma e familjes Fejza, ku këngëtarja po e marton djalin e saj dhe ua ka uruar atyre martesën.

“Bilbilit të muzikës tonë, Shkurtes, mikut tim Hajrushit dhe mbarë familjes Behluli, ju uroj martesën e Arbërit me Erzën”, shkroi Haradinaj.

Po ashtu edhe ish-lideri i PD, Lulzim Basha ka publikuar foto nga dasma dhe ka uruar çiftin.

“Me shumë kënaqësi unë dhe Aurela i’u bashkuam sonte gëzimit të familjes së Shkurte Fejzës dhe Hajrush Behlulit. Nga zemra ju urojmë Arbërit dhe Erzës jetë të lumtur, me trashëgime dhe shumë dashuri e mbarësi”, shkruan ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit