Papa Françesku u shpreh këtë të diel se vendimi i kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni për të përzënë emigrantët është skandaloz dhe mëkatare.
Papa Françesku i bëri komentet e tij ndërsa kanonizoi një peshkop të shekullit të 19-të të njohur si “babai i migrantëve” dhe një burrë të shekullit të 20-të që u shërbeu të sëmurëve në Argjentinë.
“Përjashtimi i emigrantëve është skandaloz. Në të vërtetë, përjashtimi i emigrantëve është kriminal. Kjo i bën ata të vdesin para nesh. Dhe kështu sot Mesdheu është varreza më e madhe në botë. Përjashtimi i emigrantëve është i neveritshëm, është mëkat. Është kriminale të mos hapësh dyert për ata që janë në nevojë”, tha ai.
Giorgia Meloni pritet të bëhet kryeministre në fund të këtij muaji në krye të një koalicioni të krahut të djathtë që është zotuar të godasë emigracionin dhe të shtrëngojë kufijtë e Italisë. Ajo ka premtuar riatdhesime të përshpejtuara dhe rregulla më të rrepta për azilin. Meloni ka bërë thirrje gjithashtu për një bllokadë detare të Afrikës së Veriut për të parandaluar lundrimin e emigrantëve dhe për rinovimin e frenimeve në anijet e shpëtimit bamirësie.