Fatos Gosa, Petrit Qoli dhe Agron Qoli, tre nga të arrestuarit nga operacioni “Plumbi i Artë” kanë kërkuar masë më të butë sigurie.
Ata kanë depozituar rekurs, i cili do të shqyrtohet nga anëtari i GJKKO-së, Sokol Binaj.
Të tre të r arrestuarit u zbuluan nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Roli i Fatos Gosës
Fatos Gosa ka treguar mbi lëvizjet e Andi Zylyfit i cili u ekzekutua në Peqin në 2019.
Petrit dhe Agron Qoli kanë dhënë informacione te Festim Qoli mbi lëvizjet e Fatmira Dedës, e cila u ekzekutua nga Talo Çela
60-vjeçarja u ekzekutua në mënyrë tragjike, në garazhin e pallatit ku banonte ndodhur në vitin 2012. Sipas Dumanit vrasja e djalit të saj ishte kryer nga Henrik Hoxhaj me porosi të Festim Qolit, për shkak të një borxhi.