Edy Reja, trajneri aktual i Kombëtares Shqiptare është shprehur tejet i kënaqur për shortin kualifikues të Euro 2024.
Në një intervistë për SuperSport, Reja theksoi se Çekia do të jetë rivali i Shqipërisë në këtë grup:
“Polonia dhe Çekia janë skuadra që i njohim dhe janë të vështira. Është një grup që do ta luajmë me të gjitha, mjafton të jemi mirë dhe mos të kemi dëmtime.
Polonia është shumë e veshtirë, por Çekia mendoj që do të jetë kundërshtari ynë.
Jemi të kënaqur disi sepse kemi evituar Anglinë, Italinë.
Nëse nuk do të kryejmë ato gabime që kemi bërë në këto ndeshjet e fundit do të kemi mundësi të mëdha.
Kur të mbarojë kontrata do të ulem me presidentin Duka. Ne nuk kemi probleme, do të shohim pasi të mbarojë kontrata.”, përfundoi Edi Reja.