-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zhdukja e Vis Martinaj dhe masakra e Fushë Krujës, si doli sërish nga dera e policisë Dokle

Kryesoret

Indrit Dokle u kap mbrëmjen e djeshme nga policia teksa po udhëtonte në makinë me të shumëkërkuarin Fatjon Murati.

Por mëngjesin e sotëm Dokle u la i lirë. Mbi të rëndojnë dy ngjarje ende të pazbardhura për drejtësinë, masakra e Fushë Krujës ku mbeti i vrarë kushëriri i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj, Diklen Vata dhe Besmir Hoxha.

Sipas Balkanweb, Dokle ka pasur alibi të fortë prandaj dhe është lënë i lirë nga policia. Ai tha se mund të vinte në dispozicion dhe kamerat e vendit ku kishte qenë në kohën kur ndodhi vrasja e trefishtë në Fushë-Krujë.

Babai i Ervis Martinaj, Mustafa Martinaj ka akuzuar drejtpërdrejt Indrit Doklen si autorin kryesor të pengmarrjes së “mbretit” të lojërave të fatit.

Ky i fundit është zhdukur pa gjurmë që prej 9 gushtit të 2022. Ai është në kërkim nga policia, pasi ka ofruar gjysmë milioni euro tek Nuredin Dumani, për të ekzekutuar Doklen.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit