Një tjetër anëtar i bandës së famëkeqit shqiptar Esmin Ferhati, i njohur ndryshe si Esko është prangosur nga policia greke.
31-vjeçari është cilësuar nga mediat greke si një bandit i ashpër dhe i pamëshirshëm. Ai përdhunonte dhe bënte terror me kallashnikov.
I akuzuari është arrestuar mesditën e së hënës, 10 tetor, në zonën e Qipselit .
Ndaj 31-vjeçarit ishin në pritje urdhër arresti për pjesëmarrje në “bandën e kallashnikovit”, e cila kryente grabitje të armatosura me mizori të veçantë dhe trafikonte drogë dhe, sipas Policisë, është ende anëtar i organizatave kriminale, i cili vepronte me seli dhe bazë në Politeknikun Zografou.