-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bojkot! Pedagogët nuk tërhiqen: Të premten protestë! Studentë ngrihuni në këmbë

Kryesoret

Pedagogët nuk tërhiqen nga bojkoti i vitit të ri akademik. Kryetari i Sindikatës, Sandër Kovaçi ftoi të gjithë kolegët që ditën e premten në datë 14 tetor të mblidhen për protestën e radhës, që do të jetë e treta.

Pedagogët nuk heqin dorë nga kërkesa e tyre; rritje page 30% këtë vit dhe 20 vitin tjetër. Qeveria Rama u rriti pagën vetëm 7% dhe i kërkoi universitetit që 8% të rritej nga tarifat e studentëve.

Edhe pas premtimeve të kryeministrit për rritje deri në masën 7%. Sindikata e quan të papranueshme këtë rritje që nuk indekson as inflacionin e këtij viti. Rritja 30% këtë vit dhe 20% vitin e ardhshëm është parakusht.

Kontributin me 8% nga universitetet e konsiderojmë të pamundur. Tarifat e studentëve duhet t’u kthehen atyre dhe jo të përdoren për paga personeli.

Ditën e premte në 11:00 të gjithë bashkë duhet të kërkojmë vlerësim, ftojmë kolegët në protestë para universitetit të Arteve në Tiranë” tha Kovaçi.

Për vitin e ri akademik, sindikata ishte e qartë. “Nuk do të hyjmë në 17 tetor në auditorë në 14 tetor do merret vendimi final”.

Kryetari i Sindikatës ftoi edhe studentët që të bashkohen me kërkesat e tyre. “Thirrja vlen edhe për studentët, ne presim të na thonë mendimin e tyre, nëse janë dakord që lekët e tyre të përdoren për pagat e pedagogëve apo të kthen në shërbim për studentët për biblioteka” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit