Drejtuesi teknik dhe brigadieri i minierës në Bulqizë janë arrestuar nga policia, pas vdekjes së minatorit dje.
Sipas bluve, dy të arrestuarit nuk kanë ushtruar kontrollet e duhura për sigurimin e jetës së punonjësve.
Në pranga kanë rënë shtetasit me inisiale F. H., 50 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë drejtues teknik i një subjekti minerar dhe B. T., 44 vjeç, banues në Bulqizë, me detyrë brigadier.