E ngarkuara e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor në intervistën për DW, shprehet optimiste për liberalizimin e vizave për Kosovën. Ajo rrëfen për pritshmëritë e saj nga samiti i ardhshëm i Procesit të Berlinit.
E pyetur për qëllimin e vizitës në Tiranë, Schűtz tha se kishte patur bisedime politike me përfaqësues të qeverisë, opozitës, gjithashtu të shoqërisë civile. Po ashtu edhe për të mbajtur konsultimet politike vjetore me Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë.
Përsa i përket mesazheve të dhëna gjatë këtyre takimeve, ajo tha:
‘Ne jemi shumë të vetëdijshëm që bota nuk është më e njëjta, pas 24 shkurtit. Fakti që Rusia është duke pritur regresionin e luftës kundër Ukrainës ka rritur ndjenjën e pasigurisë edhe në Ballkanin Perëndimor. Jemi të ndërgjegjshëm që gjithë Europa, por sidomos këtu, në këtë rajon, do të ketë sfida të shtuara ekonomike. Prandaj, jemi shumë të lumtur që në sfondin e kësaj lufte.’
Sipas Schűtz, Ballkani i Hapur deri tani është një nismë që funksionon në tre shtete. Ne jemi që gjithëpërfshirja në proces është e rëndësishme. Dhe që nuk duhet të ketë një dublim, por duhet punuar dorë për dore. ‘Është shumë e rëndësishme që të gjitha marrëveshjet e finalizuara në nismën e Ballkanit të Hapur të jenë në përputhje me acqui-të e BE. Sepse nëse jo, më vonë o të jetë më e vështirë për t’i riformatuar sipas standardeve dhe rregulloreve të BE.’ thotë Schűtz./DW