-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Franca dhe Kosova thellojnë marrëdhëniet diplomatike

Kryesoret

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i uroi mirëseardhje ambasadorit të Francës, Olivier Guerot dhe shprehu gatishmërinë për të mbështetur si marrëdhënien e ngushtë me ambasadën franceze, ashtu edhe bashkëpunimin e ngushtë me Francën, me vullnetin për zgjerim e forcim të mëtejmë.

Duke e falënderuar për pritjen, Ambasadori Guerot rikonfirmoi qëndrimin e Presidencës dhe Qeverisë franceze për shtim të angazhimit dhe rol më aktiv në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, dhe në Kosovë në veçanti.

Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, Kurti shprehu mirënjohje për angazhimin e Presidentit Macron, të shprehur në qershor, për të mbyllur çështjen e kahershme të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Ai vlerësoi lart përfshirjen e ripërtërirë franko-gjermane në rajon, për procesin e Berlinit dhe për zgjidhjen e dialogut me Serbinë, duke theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në këto procese.

“Gjatë takimit u rikonfirmua edhe gatishmëria e të dy shteteve, për të pasur më shumë prezencë të Francës në Kosovë, përfshirë edhe investitorët francezë, e duke theksuar potencialin e mërgatës nga Kosova. Në këtë drejtim, kryeministri potencoi se mirëpresim përfshirjen e Agjencisë Franceze të Zhvillimit, si një aktor i rëndësishëm”.

Në takim thuhet se u bisedua në mënyrë specifike për bashkëpunimin ndërmjet ministrive përkatëse të drejtësisë, për aktivitetet e shumta që kanë të bëjnë me kulturën dhe sportin, por edhe bashkëpunimi i përgjithshëm në diplomacinë publike./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit