-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjekmarkaj informon ambasadorin gjerman: Çuam Bardhin për të bashkuar PD-në

Kryesoret

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj zhvilloi sot një takim me ambasadorin gjerman Peter Zingraf. Në fokus ishin zhvillimet brenda PD-së dhe tentativat për bashkimin e dy palëve. Gjekmarkaj e cilësoi bisedën realiste. Deputeti i PD-së, thotë se e informoi ambasadorin për lëvizjen e fundit.

“Takim i përzemërt me Ambasadorin e Republikës Federale Gjermane,z.Peter Zingraf. Një bisedë realiste mbi çështjet akute të integrimit europian të shqiptarve, një ëndërr kjo shekullore e cila tek roli e ndihma e Gjermanisë si forca më e madhe ekonomike, politike e integruese e kontinentit shpreson të shpërblehet.

Po aq sa dhe trajektoret e demokracisë së brendshme,dinamikat plot paradokse në bashkebisedimin tonë ishin zhvillimet në Partinë Demokratike,mundësitë dhe format që duhen eksploruar  për bashkimin e pjesëve të saj duke ruajtur vlerat perendimore mbi të cilat ajo është themeluar.

E Informova z.Zingraf për insiativën e djeshme të grupit parlamentar të PD-së për të mandatuar z. Gazmend Bardhi që të bisedojë mbi mundësinë e bashkëpunimit me pjesën tjetër të PD-së mbi zgjedhjet lokale. Dalja me një kandidat në sintoni me kërkesat e qytetarëve dhe interesat e frontit opozitar pa vënë kushte dhe pa pranuar të tilla,është detyrim mbi çdo gjë tjetër” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit