Gerard Pique ka shkaktuar debate të tjera me ish-partneren e tij Shakirën. Kësaj radhe u shfaqën foto të fëmijëve të tyre dhe të dashurës së tij të re, Clara Chia duke kaluar kohë së bashku.
Dyshja kanë qenë në qendër të një ndarjeje tejet publike dhe e ardhmja e fëmijëve të tyre ende nuk është vendosur plotësisht.
A po jetojnë Clara Chia dhe Pique me fëmijët e Shakirës?
Tani ka dyshime se Chia po jeton me Pique dhe fëmijët, gjë për të cilën Shakira nuk besojmë që është shumë e lumtur.
Programi “El Gordo y la Flaca” publikoi pamjet që tregojnë Chia me Milanin dhe Sashën në Cendanya.
Debati kryesor është se ajo është fotografuar me kurriz, për këtë arsye mendohet se mund të jetë edhe nëna e Pique-s, ndonëse përgjegjësit e programit këmbëngulin se është Clara.
