-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ishte në kërkim, por u kap në blind! Gjykata e lë në burg mikun e Dokles

Kryesoret

Sot gjykata e Tiranës ka lënë në qeli 32-vjeçarin Fatjon Muratin i cili ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje. Më datë 9 Tetor, Fatjon Murati u arrestua nga policia teksa udhëtonte i shoqëruar nga Endrit Dokle 39 vjeç dhe Gentjan Reçi 39 vjeç.

Fatjon Murati, i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me Kristian Gjini, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12.07.2022.

Përpara hetuesve, Fatjon Murati ka mohuar të ketë lidhje me Kristjan Gjinin. Kristian Gjini është arrestuar më 12 Korrik të këtij viti për mbajtjen e 7 armë zjarri, 4 silenciatorë, municion luftarak, krehra, lëndë e dyshuar narkotike, 2 radio si ato të Policisë, dorashka, 7 maska, një thikë, dokumente të dyshuara të falsifikuara, targa të huaja dhe 2 automjete.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit