Mark dhe Kolë Ndoja janë arrestuar nga policia pasditen e kësaj të marte në Vaun e Dejës. Babë e bir e kishin kthyer shtëpinë në një punishte të kanabisit.
Gjatë kontrollit policia u gjeti 22 kilogram kanabis dhe shpalli në kërkim punëtorin e tyre.
“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. N., në lagjen “Kinema”, Vau i Dejës, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 22 kilogramë kanabis, në proces tharjeje.
Punohet për kapjen e shtetasit P. L. dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme,” ka njoftuar policia.