Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar Arens Çelën në krye të Prokurorisë së Tiranës. Çela, i cili ishte i komanduar në këtë detyrë do të marrë kështu një mandat 3-vjeçar në krye të organit të lartë drejtues, duke zëvendësuar Elizabeta Imerajn në këtë detyrë.
Kujtojmë se, vendi vakant për kreun e Prokurorisë së Tiranës erdhi pas shkarkimit të Elisabeta Imerajt nga KPA. Arens Çela është drejtuesi i përkohshëm deri në zgjedhjen e drejtuesit të emëruar.
Elisabeta Imeraj fillimisht u komandua në drejtimin e Prokurorisë së kryeqytetit nga ish Kryeprokurorja Arta Marku dhe më pas u emërua në nga KLP, pasi u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.